Memli Krasniqi: Me Fatos Shalën, PDK do t’ia rikthejë perspektivën Junikut

05 tetor 2021 | 18:18

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Junik, ku tha se kjo qytezë ende nuk ofron mundësitë e perspektivën e duhur për banorët e saj, veçanërisht për rininë.

Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se më 17 tetor, qytetarët e Junikut duhet të bëhen bashkë dhe për ta votuar PDK-në dhe kandidatin e kësaj partie për kryetar të Junikut, Fatos Shala.

“Me kandidatin tonë për kryetar të Komunës së Junikut, Fatos Shalën, dhe programin e tij, Partia Demokratike e Kosovës do të hapë një faqe të re në qeverisjen e kësaj komune, e cila ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit, bujqësisë dhe ndërmarrësisë.”, shkruan ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti,…