Kryeministri britanik vendos rritjen e pagës minimale

06 tetor 2021 | 12:10

Kryeministri britanik, Boris Johnson do të njoftojë një rritje të pagës minimale në 9.42 paund në orë, në prillin e vitit të ardhshëm. Paga minimale për personat mbi moshën 23 vjeç do të rritet me 5.7 për qind.

Aktualisht, tarifa për orë për punëtorët në atë grup është 8.91 paundë, ekuivalente me një pagë mesatare vjetore prej pak më shumë se 16 000 paund. Për dikë që punon 35 orë në javë, rritja do të ishte me vlerë prej 928 paund shtesë në vit.

Sipas “The Times”, kryeministri do të pranojë rekomandimet e këshilltarëve të pavarur që paga e fituesve më të ulët të rritet në 9.42 paund në orë. Rekomandimet mbi normën e pagës minimale bëhen çdo vit nga Komisioni i Pagës së Ulët. /abcnews.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme,…