Varhely thotë se duhet të liberalizohen vizat për Kosovën

06 tetor 2021 | 12:22

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka deklaruar se BE-ja duhet të liberalizojë vizatë për qytetarët e Kosovës.

Para nisjes së Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që po mbahen në Slloveni, ai ka thënë se BE-ja duhet të mbaj edhe premtimet tjera për vendet e këtij rajonit.

“Liderët tanë jo vetëm do të konfirmojnë, por do ta bëjnë edhe shumë të qartë, që jemi të përkushtuar për integrim të plotë dhe anëtarësim të Ballkanit Perëndimor brenda Bashkimit Evropian. Prandaj do të duhet të marrim përgjegjësitë tona, dhe vendimet e duhura, që çojnë në këtë drejtim. Pra duhet të zhvillojmë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të hapim kapitujt me Serbinë, të përshpejtojmë procesin e shpalljes së Bosnje-Hercegovinës vend kandidat, dhe të miratojmë liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka deklaruar Varhelyi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja shqiptare në alarm para sfidës me Hungarinë. Nëpërmjet një…