Mehaj pret në takim një delegacion të Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë

06 tetor 2021 | 14:01

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim një delegacion të Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe oficerë nga vendet e ndryshme, që aktualisht ndjekin studimet në kursin e lartë të sigurisë dhe mbrojtjes në këtë akademi.

Mehaj ka bërë me dije se oficerët kursantë i ka njoftuar me vizionin e Qeverisë së Kosovës, qëllimet e tij strategjike si dhe qasjen në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në konstelacionin e ndryshimeve dinamike të mjedisit global, që natyrshëm afekton, mjedisin rajonal dhe vendor të sigurisë.

“Arsimimi i liderëve ushtarakë të FSK-së, krahas vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s, është tejet me rëndësi në kompleksitetin e mjedisit gjeostrategjik, si dhe qasjes nga niveli strategjik. Ky kurs, gjithashtu është edhe një mundësi e shkëlqyeshme, për të shkëmbyer përvojat, si dhe për të krijuar klimën e mirë të bashkëpunimit dhe besimit reciprok në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, ka thënë ministri Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I akuzuari E.K është deklaruar fajtor dhe ka kërkuar falje…