Mungon Xhaka, Shaqiri merr shiritin e kapitenit

06 tetor 2021 | 14:51

Xherdan Shaqiri këtë fundjavë do ta luajë ndeshjen e 100-të për kombëtaren e Zvicrës.

Shaqiri ka folur në prag të dy ndeshjeve që “helvetikët” do të zhvillojnë kundër Irlandës së Veriut dhe Lituanisë.

Ai në një intervistë për Blick.ch ka bërë të ditur se do të jetë kapiten i “Nati” në mungesë të Granit Xhakës, i cili i ka këputur ligamentet e gjurit në fitoren 3:1 e Arsenalit ndaj Tottenham.

“Unë shpesh shkruaj me trajnerin Murat Yakin. Së fundmi folëm në telefon. Më tha në telefon se isha kapiten. Por, në lojë unë vendos vetë nëse do të marr një penallti të mundshme ose nëse do të lejoj që dikush tjetër të marrë përgjegjësinë. Unë gjithmonë kam dashur të marr penallti. Nëse është kështu, do të përpiqem ta godas”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mel Consulting B.I shpall të humbur certifikatën me numër biznesi…