Kurti dhe Vuçiqi takohen në Slloveni

06 tetor 2021 | 15:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq të mërkurën në Bërdo të Sllovenisë.

Burime të afërta me takimin Kurti-Vuçiq konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë” mbajtjen e këtij takimi. Ky takim është zhvilluar në prezencë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Tani për tani, nuk ka detaje në lidhje me përmbajtjen e takimit.

Më herët gjatë të mërkurës, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar takimin në mes të Kurtit dhe Vuçiqit.

​Ky takim është mbajtur teksa në Bërdo të Sllovenisë është zhvilluar samiti në mes të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë samit, Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri, Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë…