Më 15 tetor shefi i UNMIK-ut raporton për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

07 tetor 2021 | 11:54

Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të  Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe shefit i UNMIK-ut, Zahir Tanin është takuar të enjten me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ky takim është konsideruar si i rregullt me zyrtarët në Beograd, para takimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Më tutje, është bërë me dije se Tanini dhe Vuçiqi kanë diskutuar për çështjet e interesit reciprok, duke përfshirë zhvillimet e fundit politike. Tanini ka theksuar rëndësinë e përdorimit të mekanizmave të vendosur të dialogut “për të promovuar paqen dhe për të ndërtuar besimin”.

Tanini bashkë zëvendëspërfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Barrie Freeman dhe përfaqësuesen e sekretarit të përgjithshëm në Beograd, Mari Yamashita, gjithashtu do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës gjatë vizitës së tij.

Tanini do të raportojë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 15 tetor 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit…