![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/05/40047E7F-C538-4FBD-A08F-BABF834735DF.jpeg)
Kuvendi ka degraduar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, është shprehur i pakënaqur me punën e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se Kuvendi ka degraduar dhe më nuk e ka kuptimin e vet.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Lajçi ka theksuar se Kuvendi nuk mund ta përmbushë agjendën legjislative.
Ai ka vlerësuar se Kosova aktualisht po përballet me një qeverisje të dobët e cila po përcillet me skandale dhe me vendime të dëmshme.
Lajçi ka deklaruar se Vetëvendosja, me mbajtjen e tryezës së radhës, synon ta definojë seriozitetin për rënien e Qeverisë ose ndërprerjen e këtyre tryezave.
Sipas tij, mbajtja e tryezave pa efekt është një përpjekje boshe që ia zgjat jetën pushtetit.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)