Superkupa Mbarëkombëtare, në Vlorë dhe Shkodër

08 tetor 2021 | 18:30

Superkupa Mbarëkombëtare do të zhvillohet javën e ardhshme në të dyja konkurrencat. Në Superkupën Mbarëkombëtare do të garojnë kampionët dhe fituesit e kupave nga Kosova dhe Shqipëria.

Superkupa Mbarëkombëtare organizohet nga Liga Unike në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe me Federatën Shqiptare të Basketbollit si dhe klubet organizatore, Flamurtari nga Vlora (F) dhe Vllaznia e Shkodrës (M).

Më 13 dhe 14 tetor  do të zhvillohet Superkupa Mbarëkombëtare te femrat. Më 13 tetor përballen dy skuadrat nga kryeqytet përkatëse, Partizani i Tiranës dhe Prishtinës. Skuadra prishtinase është fituese e Kupës në Kosovë.

Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet ndërmjet Flamurtarit dhe Penzës. Skuadra nga Vlora së fundi fitoi Kupën e Federatës në Shqipëri, kurse skuadra pejane së fundi fitoi Superkupën në Kosovë, ndërsa është edhe kampione në Kosovë. Finalja zhvillohet më 14 tetor me fillim nga ora 19:00. Ndërkohë, më 16 dhe 17 tetor do të zhvillohet Superkupa Mbarëkombëtare te meshkujt në Shkodër.

Në gjysmëfinalen e parë përballen Vllaznia e Shkodrës dhe skuadra e Sigal Prishtinës, që është më e trofeshme në Kosovë, ndërsa në edicionin e kaluar kishte fituar Kupën në Kosovë. Gjysmëfinalja tjetër pritet të jetë shumë interesante në mes të Teutës nga Durrësi dhe Golden Eagle Ylli nga Theranda. Skuadra durrsake është kampione dhe fituese e Kupës në Shqipëri, ndërsa Ylli ka fituar titullin në Kosovë dhe është kampion i Ligës Unike. Finalja zhvillohet më 17 tetor me fillim nga ora 20:00. Liga Unike në edicionin e ri pritet të jetë shumë interesante.

Te meshkujt garojnë katër skuadra nga Kosova dhe Shqipëria, si dhe tri skuadrat më të mira nga Kosova dhe tri më të mirat nga Shqipëria te femrat. Liga Unike është themeluar nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Federata e Basketbollit e Shqipërisë.

ORARI

Femrat

Më 13 tetor takohen:
16:00 Partizani – Prishtina
19:00 Flamurtari – Penza

Më 14 tetor takohen:
19:00 Finalja

Meshkujt

Më 16 tetor takohen:
17:00 Vllaznia – Sigal Prishtina
20:00 Teuta – Golden Eagle Ylli

Më 17 tetor takohen:
20:00 Finalja

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sapo të ulet numri i rasteve me Covid-19, qytetarët në…