Kastrati thotë se Astrazupi është rreshtuar fuqishëm krah Nismës

08 tetor 2021 | 21:49

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka mbajtur takim me banorët Astrazupit.

Kastrati ka thënë se Astrazupi është rreshtuar fuqishëm krah Nismës.

“Pritja tejet masive dhe entuziste që sonte na u bë nga banorët e Astrazupit, është si rezultat i jetësimit të shumë projekteve të qeverisjes Nisma në këtë fshat. Me fitoren tonë më 17 tetor fiton çdo qytetar i komunës sonë, sepse në mandatin e ardhshëm katër vjeçar do të punojmë fuqishëm për ta çuar Astrazupin dhe Malishevën në një stad tjetër të zhvillimit dhe urbanizimit”, ka shkruar Kastrati në llogarinë e vet në “Facebook”.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe lideri i Nismës, Fatmir Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka…