Arrestohet ish-drejtori i televizionit shqiptar dhe 3 vartësit e tij

08 tetor 2021 | 22:14

Arrestohet ish- drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi dhe 3 ish-zyrtarë të këtij televizioni. Në një njoftim për media, SPAK bën me dije se Gëllçi akuzohet për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrëse në tendera apo ankande publike” në lidhje me tenderin për blerje paisje për kanalin e RTSH e “Agro” me vlerë 86.908 550 00 lekë të zhvilluar në datën 9 nëntor të 2018 nga RTSH.

Në këtë tender janë konstatuar shkelje ligjore nga 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Malaveci, E.M, Julian Tapia, të kualifikuara si “shkelja të  pabarazisë në tendera apo ankande publike”. Nga hetimet ka rezultuar se krahas tyre edhe Gëllçi në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, ka shpërdoruar detyrën në këtë proçedurë prokurimi.

“Në proçedurën e prokurimit “Proçedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar, janë konstatuar shkelje ligjore, të kryera nga ana e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht të hetuarve J.T., A.M. dhe E.M., shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal. Po kështu nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi TH.G., me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë proçedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal. SPAK e ka regjistruar proçedimin penal në datën 28 shkurt të 2020.

Pas hetimeve u vërtetuan akuzat për shkelje në këtë tender dhe mbrëmjen e sotme SPAK ka bërë arrestimin e tyre, pasi GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg’. Hetimet në kuadër të këtij proçedimi janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftimin e SPAK.

SPAK e ka regjistruar proçedimin penal për këtë tender në datën 28 shkurt të 2020. Pas hetimeve u vërtetuan shkeljet dhe mbrëmjen e sotme SPAK ka bërë arrestimin e tyre, pasi GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg’. Hetimet në kuadër të këtij proçedimi janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila ka ekzekutuar edhe vendimin mbrëmjen e sotme.

Gëllçi është liruar nga detyra si drejtor i përgjithshëm i  RTSH më 21 maj të këtij viti. Vendimi u bë i ditur nga vetë RTSH, e cila në një kronikë të përgatitur atëherë deklaroi se atij i kishte mbaruar mandati i qëndrimit në detyrë. Këshilli Drejtuesi i RTSH votoi me 8 vota pro shkarkimin e Gëllçit, ndërkohë që drejtimi i televizionit i ka kaluar zv.drejtorit Martin Leka.

Fillimisht Gëllçi ka punuar si gazetar në Revistën humoristike “Hosteni” dhe më pas në gazetën “Zëri i Populli”,  të cilën e drejtoi për disa vjet si kryeredaktor. Ai është themelues i gazetës “24 orë”. Po ashtu ai ka punuar në struktura të larta të qeverisë Meta në detyrën e drejtorit të Departamentit të Informacionit./be.k//Abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për kryetar të Podujevës, Besnik Tahiri, po…