Lista e 30 të nominuarve për Topin e Artë

08 tetor 2021 | 23:21

Lista e ngushtë e 30 futbollistëve në garë për Topin e Artë nga France Football është publikuar, dhe ndër më të preferuarit është Robert Lewandowski i Bayern Munich, i cili ishte favorit në vitin 2020, para se votimi të anulohej për shkak të COVID-19.

Superylli i Paris Saint-Germain, Lionel Messi, po garon për çmimin e tij të shtatë, dhe padyshim do të jetë në garë të ngushtë.

Sytë gjithashtu drejtohen në mesfushën e Chelseat, me Jorginho dhe N’Golo Kante të dy pretendent për çmimin.

Lojtari i Manchester City, Kevin De Bruyne gjithashtu pritet të jetë pengesë për konkurrentët tjerë, shkruan 90Min.

Të nominuarit  tjerë përfshijnë Cristiano Ronaldon, i cili ka shkëlqyer në kthimin e tij në Manchester United dhe ish-partnerin e tij, Karim Benzema, loja e të cilit ka arritur nivele të reja gjatë sezoneve të fundit me Real Madridin.

Mohamed Salah ka bërë shanset e tij për të fituar falë formës së tij të jashtëzakonshme në muajt e parë të sezonit 2021/22.

Lista e ngushtë e Topit të Artë 2021:

Cesar Azpilicueta (Chelsea)
Nicolo Barella (Inter Milan)
Karim Benzema (Real Madrid)
Leonardo Bonucci (Juventus)
Kevin de Bruyne (Manchester City)
Giorgio Chiellini (Juventus)
Cristiano Ronaldo (Manchester United)
Ruben Dias (Manchester City)
Gianluigi Donnarumma (PSG)
Bruno Fernandes (Manchester United)
Phil Foden (Manchester City)
Erling Haaland (Dortmund)
Jorginho (Chelsea)
Harry Kane (Tottenham Hotspur)
N’Golo Kanté (Chelsea)
Simon Kjaer (AC Milan)
Robert Lewandowski (Bayern Munich)
Romelu Lukaku (Chelsea)
Riyad Mahrez (Manchester City)
Lautaro Martinez (Inter Milan)
Kylian Mbappe (PSG)
Lionel Messi (PSG)
Luka Modriq (Real Madrid)
Gerard Moreno (Villarreal)
Mason Mount (Chelsea)
Neymar (PSG)
Pedri (Barcelona)
Mohamed Salah (Liverpool)
Raheem Sterling (Manchester City)
Luis Suarez (Atletico Madrid)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Talentët nga Kosova vazhdojnë të punojnë sa më shumë me…