Haradinaj qytetarëve të Shtimes: AAK-ja është me ju edhe në këto zgjedhje të 17 tetorit

09 tetor 2021 | 11:31

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një videoadresimi, iu është drejtuar qytetarëve të Shtimes për zgjedhjet e 17 tetorit.

Haradinaj ka theksuar se do të qëndrojë pranë qytetarëve të Shtimës në çdo kohë.

“Të dashur qytetarë të Shtimes, ju qëndruat në çdo kohë dhe çdo rrethanë, edhe unë do të jem me ju gjithnjë”.

“AAK është me ju edhe në këto zgjedhje të 17 tetorit me listën për Asamble Komunale”, ka thënë mes tjerash Haradinaj, duke kërkuar votën për listën e AAK-së, të prirë nga Sejdi Sahiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë…