Personeli ushtarak dhe civil në Ministrinë e Mbrojtjes 100 për qind i vaksinuar

09 tetor 2021 | 13:39

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se personeli ushtarak dhe civil i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, është 100 për qind i vaksinuar, ndërkaq ai i Forcave të Sigurisë së Kosovës 99 për qind.

Postimi i plotë i tij në “Facebook”:

Edhe një lajm i mirë!

Ministria e Mbrojtjes realizon 100% dhe FSK realizon 99% të vaksinimit të personelit ushtarak dhe civil të saj.
Ky proces është realizuar me sukses të plotë, nisur,
– nga përgjegjshmëria e lartë institucionale për shëndetin e zyrtarëve dhe ushtarakëve tanë.
-nga parimi ushtarak “Udhëheq dhe vepro me shembull”,
-nga përgjegjësia kushtetuese e ligjore që kemi ndaj vendit dhe qytetarëve tanë,
-me qëllim të realizimit sa më të suksesshëm të reagimit dhe mbështetjes direkte për qytetarët tanë ndaj virusit Corona, këtij armiku të rrezikshëm e të paparashikueshëm, si dhe
-me qëllim të përmbushjes sa më të suksesshme të misionit të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile.
Për të gjitha këto, secili zyrtarë dhe ushtarakë ka qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e madhe që ka realizimi i këtij procesi, sikur edhe 1% i mbetur që pritet të realizoj në ditët në vazhdim.
Të gjithëve ju uroj shëndet të plotë dhe vazhdojmë me detyrat tona në shërbim të vendit dhe qytetarëve tanë!
Kurse, ju qytetarë të dashur, përkundër që numri i rasteve ka rënë, mos harroni të,
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
Së bashku, si gjithmonë, do të fitojmë edhe përballë kësaj sfide!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në…