Dështimet e mëdha në politikën e jashtme që e goditën diplomacinë dhe imazhin e Kosovës

09 tetor 2021 | 13:52

Shkruan: Hajdin Abazi

Duke e përcjellë intervistën e minsitres së jashtme në Rubikon të Klan Kosovës, m’u krijua përshtypja se punët në diploamci po shkojnë vaj, e kjo sidomos prej ardhjes në krye të MPJD të znj. D.G. Schwarz.
E ç’është e vërteta, në politikën e jashtme janë bërë dështime të mëdha, të cilat nuk zhbëhen duke i fshehur.
Për çdo vrojtues të zhvillimeve diplomatike të Kosovës nuk mundet t’i shpëtojë fakti se, ndonëse ka më shumë se 13 vite që Kosova ka krijuar ehe zyrtarisht politikën e saj të jashtme, MPJD po bën gabime të tilla që do të mund të kuptoheshin po të ndodhnin në vitin 2008 apo 2009 e shumë-shumë 2010, por jo pas një përvoje tashmë bukur mirë të etabluar në diplomacinë e Kosovës.
Kursi çoroditës diplomatik në politikën e jashtme të Qeverisë Kurti 2 u shpreh para krejt botës që më 13_prill_2021, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Aty ministri i jashtëm serb, N. Selakoviq, ndër të tjera, e atakoi UÇK, duke e quajtur ”organizatë terroriste”. Pas tij iu dha fjala ministres së jashtme të Kosovës, D.G. Schwarz, tha shumëçka por një fjalë të vetme nuk e tha në kundërshtimin e etiketimit të UÇK, për të treguar se lufta jonë çlirimtare ishte e drejtë kundër agresionit të Serbisë. Në diplomaci kur dikush të atakon vlerat themelore dhe ti nuk reagon, merret si pajtim në heshtje se ajo (në këtë rast UÇK) nuk është vlerë. Ishte tronditëse!

Veprimi tjetër i gabuar, i yshtur nga demonstrimi i fuqisë së pushtetit, ishte shkarkimi përnjëherësh i 12_ambasadoreve_me_20_maj_2021. I futën në një thes si ambasadorët që kishin qëndruar një mandat e më shumë vite, si disa që ishin në gjysmë të mandatit. Fshesa në diplomaci lë shije të keqe. Sidomos skandaloze ishte shkarimi në Australi, ku unë si ambasador isha njëherësh i vetmi diplomat. Ndonëse janë ekstreme, ”fshesa” mund të justifikohet disi kur ka një përgatitje paraprake dhe nuk lihet vakum diplomatik. Por doli se kjo nuk ishte një përgatitje të planifikuar. Ishte në stilin, ta bëjmë këtë e shohin pastaj ndonjë zgjidhje çfarë të mundemi. Tashmë kjo u bë e qartë publikisht, pasi që edhe pas 5 muajve, shumica a mbasadave kanë mbetur pa ambasadorë, shtoja kësaj faktin se disa ambasada edhe më parë ishin vetëm me të ngarkuar me punë. Diplomacia ka mbetur thuaja e paralizuar, pasi që nuk kanë titullarët. Ky veprim ishte në vazhdën e yrysheve të shkarkimeve për të lënë përshtypjen se gjithçka që ishte bërë deri më tash – ishte keq. E në fakt, në substancë, asgjë nuk ndryshohet. Ajo që mbetet pas, është dëmi i madh që u shkaktua në marrëdhëmniet me shtetet nikoqire dhe respektit ndaj tyre. Logjika provinciale në diplomaci tregon papjekurinë shtetformuese të kësaj garniture. Për vëzhguesit e jashtëm, dukej sikur ishte suspenduar diplomacia e Kosovës, për faktin se mungesa e ambasadorëve çon sinjale të gabuara në vendet nikoqire.

Ministrja e jshtme D.G. Schwarz ka bërë personalisht shumë huqje, që duken si teknikalie, por që në diplomaci të bëjnë gaz të botës, sidomos kur këto përsëriten. Këtë huqje ajo deshi ta kthejë në avantazh, duke deklaruar se i merr si kompliment vërejtjet për gabimet e flamurëve, pasi që këto po theksohen si gabime të vetme, duke u bërë sikur ka harruar reagimet për heshtjen e saj ndaj akuzave adresuar UÇK në Këshillin e Sigurimit. Në të vërtetë, konvertimi i kritikave në kompliment, është një truk propagandistik i stilit të regjimit ku ishte edukuar në rini minsitrja e jashtme e që tash po i përdor me marifet. Kur ministrja e jashtme ia huq flamurit të NATO-s dhe flamurit të shteteve për të cilat flet, jo vetëm nuk është aspak kompliment, por është tregues i mangësive në njohuritë elementare në politikën e jashtme. Shtoji kësaj, se ndryshimi i flamurëve është fyes për shtetet. Merreni me mend sikur dikush në vend të flamurit të Kosovës të vinte flamurin rumun, apo atë të Bosnjë-Hercegovinës e të mos flasim po të vihej ai i Serbisë! Nuk amnistohet dot me humorin e zi ministrja e jashtme për gafe me peshë diplomatike!
Një gabim tjetër trashanik në politikën e jashtme, ku u lëndua rëndë gjeopolitika e Kosovës, erdhi nga kreu i shtetit, vetë Presidentja. Në një intervistë në televizionin indian WION, ajo, duke i bëri thirrje qeverisë së Indisë, me një krahasim_skandaloz, të njohë Kosovën! Lobim skandaloz, që më shumë bën dëm se sa ndreq punë.

Ndonëse mund të vërehet ndonjë ndryshim në deklaratat publike të krerëve të shtetit të Kosovës, ata, në të vëretetë janë në unison lidhur me politikën e jashtme. As Presidentja, as KM Kurti as ministrja e jashtme D.G. Schwarz nuk janë deklaruar zyrtarisht lidhur me Marrëveshjen e Washingtoni të 4 shtatorit 2020. Ndoshta, ende nuk e kanë lexuar e analizuar atë! Kurse sa i përket politikës së SHBA-ve, përmes agjensioneve të saja financiare, për gazsjellësin, duket se ka një dakordancë, për t’i prolonguar proceset duke u thirrë në lloj-lloj faktorësh e rrethanash. Kjo mund të perceptohet si një rirreshtim në gjopolitikë, duke e vënë rreshtuar kah BE si gjoja partneri kryesor, si ndryshim kursi nga qeveritë e mëhershme që këtë vend ia rezervonin SHBA-ve dhe BE-së. Shumë diplomat ma kanë thënë personalisht se jeni me fat që amerikanët ju mbajnë ”para duarsh”. Tentativat e tilla të kombinuara me ideologji dhe mentalitet provincial mund të dukensi largpamësi në tregun fatkeq të Kosovës, ç’është e vërtetë ato mund të lëndojnë raportet e partneritetit me SHBA-të. Kjo tregon për një kurs të gabuar diplomatik në politikën e jashtme të Qeverisë Kurti 2.

Deri më tash, i vetmi qëndrim i goditur ishte ai nga ministri i brendshëm Xh. Sveçla, i cili deklaroi se Kosova nuk do aplikojë në Interpol këtë vit. Diplomatikisht i drejtë, sepse qartësonte një qëndrim të shtetit. E pra, në një aspekt, ishte i mangët. Ajo që mbeti e paqartë ishte fakti se nuk dihet a u bë për shkak se nuk janë të përgatitur për lobim, apo kjo po bëhet në akordancë me Marrëveshjen e Washtingtonit të 4 shtatorit 2020, sipas të cilës Kosova nuk do të lobonte për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Deklarimi se mosaplikimi për anëtarësim në Interpol do të bëhej në respekt të asaj marrëveshjeje, vetëm sa do të fuqizonte sjelljen diplomatike dhe politikën e partneritetit me SHBA-të të cilat janë jetike për Kosovën. Edhe ashtu dihet, pa mbështetjen e fuqishme amerikane, nuk ka as shansë të mendohet suksesi në Interpol.
Kësaj duhet shtuar edhe dështimin e vizitës në SHBA, ku ishte Presidentja dhe ministrja e jashtme shkuanr të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të bashkuara 20-27 shtator 2021. Asnjë takim me rëndësi strategjike. Për fat të keq, nuk pati madje as përmbushje të një pritjeje të një suksesi diplomatik të një angazhim pesëvjecar! Po ashtu, u anulua edhe takimi i kryeministrit grek me Presidenten, me pretekst refuzimin e projketit të gazsjellësit. Asnjë takim me burrështetas nga SHBA-të.
Gabimet e listuara më sipër nuk janë komplimente ministre, por janë tregues se politika e jashtme e Kosovës po bën gabime të cilat janë të dëmshme për Kosovën. Puna e garniturës së tashme qeveritare do të matet jo me atë se si ju mendoni për veten tuaj, por me punët që keni kryer, me sukseset dhe dështimet, që zakonisht vlerësohen nga brezat e ardhshëm.
Brenga ime kryesore është te ftohja e raporteve me SHBA-të. Duhet të kuptohet se Kosova mund të ketë sukses vetëm atëherë kur bashkërendohet me SHBA. Në gjendjen në të cilën është sot bota, Kosova është me fat që e ka mbështetjen e SHBA-ve. Qeveritë duhet ta forcojnë këtë lidhje e jo ta aventurojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e…