Rama: Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël

09 tetor 2021 | 20:52

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar planin qeverisës për mbrojtjen nga kriza energjitike, duke thënë se ky nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe për biznesin e vogël.

Rama ka mohuar pretendimet e opozitarëve që Shqipëria e prodhon vetë të tërë energjinë që i duhet.

Ai ka thënë se Shqipëria e shet më lirë energjinë, kur tërë rajoni rrotull nesh, nuk ka asnjë nevojë alarmante për energji, në mënyrë që të mos e hedhim ujin e hidrocentraleve në lumë apo që të mos përmbysim fushat e mbjella.

“Plani ynë i kundërveprimit ndaj krizës energjitike ka tri pika: 1. Garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë – vijon një numër masash të detajuara. 2. Mbrojtjen e familjeve dhe biznesi i vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike – vijon një numër masash të detajuara. 3. Garantimin e fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike – vijon detajimi i instrumentave të garancisë sovrane shtetërore, i cili do të jetë i ripërtëritshëm, në vlerën 100 mln euro për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike në fund të këtij viti dhe 100 mln euro në fillim të vitit tjetër, për të siguruar pikën një dhe dy”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka dhënë dorëheqje. Sipas mediave…