Shefi i BE-së në Kosovë voton për zgjedhjet e përgjithshme të Çekisë

09 tetor 2021 | 22:09

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka votuar për zgjedhjet e përgjithshme të Çekisë.

Ai ka votuar në objektin e Ambasadës së Çekisë në Kosovë gjatë ditës së djeshme, transmeton Klankosova.tv.

“Ambasadori i BE -së në Kosovë, Tomas Szunyog, gjithashtu votoi në zgjedhjet për Deputetët e Parlamentit të Republikës Çeke në Ambasadën e Republikës Çeke në Prishtinë në ditën e parë të zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Çekisë në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

Szunyog është me prejardhje nga shteti çek dhe për këtë arsye ka marrë pjesë në zgjedhje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa prej shqiptarëve që kanë emigruar në Britaninë e Madhe…