![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/Rinis-Vaksinimi-ne-Sallen-1-tetori-05.05.2021-20-of-28-6-600x360-1.jpg)
Mbi 600 mijë qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë anti-COVID
10 tetor 2021
| 08:39
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 432 mijë e 135 doza të vaksinës anti-COVID-19.
Sipas njoftimit, deri më sot 608 mijë e 939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156 mijë e 182.
Në total numri i rasteve aktive është 1 mijë e 226.
MSH bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 40 raste pozitive me COVID-19.
Ndërkaq nuk është shënuar asnjë vdekje si pasojë e infektimit me koronavirus.