Tensionohet situata, Kina thotë se do të ‘bashkohet’ me Tajvanin

10 tetor 2021 | 08:43

Presidenti i Kinës, Xi Jinping tha se duhet të realizohet ribashkimi me Tajvanin. Sipas BBC, komentet e tij vijnë në një kohë kur tensionet në këtë rajon janë shumë të larta.

Xi tha se bashkimi duhet të arrihet në mënyrë paqësore, por paralajmëroi se populli kinez ka një traditë të lavdishme të kundërshtimit të separatizmit.

Tajvani reagoi duke theksuar se e ardhmja ndodhet në duart e vetë popullit.

Tajvani e konsideron veten një shtet sovran, por Kina e sheh si një provincë të shkëputur.

Pekini nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për të arritur unifikimin.

Deklaratat e presidentit kinez vijnë në kohën kur Kina ka dërguar një numër rekord avionësh luftarakë në hapësirën ajrore të Tajvanit.

Nga ana tjetër, ka raportime se trupat speciale amerikane janë vendosur në Tajvan prej gati një viti.

Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit janë më të lartat në 40 vite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit…