Pacolli: Kosova ka nevojë për presidentin Thaçi

10 tetor 2021 | 10:56

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova ka nevojë për ish-presidentin Hashim Thaçi, sepse, ndërtimi i shtetit të Kosovës sipas tij nuk ka përfunduar ende.

Në një intervistë për “Kosovo Online”, ka treguar për vizitën që ka pasur në Hagë, ku takoi ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Javën e kaluar, vizitova ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili është në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë për gati një vit. Koha e shkurtër që kaluam së bashku ishte për kënaqësinë tonë të ndërsjellë. Takova edhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe ish-deputetin, Rexhep Selimi. Kjo është hera e parë në dekada që ne njihemi që nuk jam takuar me presidentin Thaçi për kaq kohë të gjatë. Si mik i tij, dhe si kosovar, jam i bindur se do të dalë me kokën lart. Kosova ka nevojë për presidentin Thaçi sepse njeriu që ishte person kyç në të gjitha proceset shtetërore është ndërtimi i një shteti të ri të Kosovës, një ndërtim që ende nuk ka përfunduar. Nuk akuzohen individët në Hagë, por Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe të gjithë e dimë se misioni i saj ishte ta bënte Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, ka thënë Pacolli.

Kush mendoni se është politikan më i mirë, Thaçi apo Kurti, dhe kush bëri më shumë për pavarësinë e Kosovës?, Pacolli dha këtë përgjigje: “Politikanët nuk duhet të gjykohen kurrë se sa aktivë janë në politikë. Presidenti Thaçi ka qenë një figurë thelbësore në historinë e Kosovës në dekadat e fundit, nga lufta çlirimtare deri në shpalljen e pavarësisë. Z. Kurti ishte aktiv në lëvizjen studentore dhe në krijimin e Lëvizjes Vetëvendosje pas luftës, duke mos harruar kohën kur ishte edhe i burgosur politik. Ai është në pushtet tani, i duhet kohë për ta provuar veten. Por të dy e kanë vendin e tyre në histori, ashtu si edhe politikanët e tjerë, dhe ne duhet ta shikojmë njëri-tjetrin nga një perspektivë më pozitive”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Tsai Ing-wen tha se Tajvani nuk do t’i nënshtrohet…