Vitia në Llukar, Grashticë e Koliq: Bashkë qeverisim në çdo fshat të Prishtinës

10 tetor 2021 | 11:13

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, ka mbajtur takim me banorët e fshatit Llukar, Grashticë e Koliq.

Vitia para banorëve të këtyre fshatrave ka prezantuar planin e tij qeverisës për Prishtinën.

“Në Gollak ka më shumë se 800 lloje të bimëve. Për ne është shumë me rëndësi lidhja e bujqësisë me turizmin. Dyfishimi i subvencioneve për bujqësi, pikë e madhe e grumbullimit të produkteve në Prishtinë dhe tregje të vogla në 8 lagje të Prishtinës për këto produkte. Investime dhe parakushte për turizmin rural. Çështja e infrastrukturës, kanalizimit, e çerdheve dhe hapësirave për të rinj duhet ta gjejnë realizimin sa më shpejt. Nuk ka më shtyrje. Fshatrat e kësaj ane duhet të kenë lidhje më të mira dhe linjat e autobusit të mirëmbahen. Por nevojat janë shumë më të mëdha se kaq dhe politikat e së ardhmes janë ato të bashkëqeverisjes. Do t’i trajtojmë në vazhdimësi kërkesat e të gjithë qytetarëve. Bashkë qeverisim në çdo fshat të Prishtinës”, ka shkruar Vitia në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë…