Ministrat i shkojnë në përkrahje Agim Bahtirit
10 tetor 2021
| 11:20
Kryetari aktual i komunës së Mitrovicës dhe kandidat edhe për një mandate të ri nga Lëvizja Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka postuar fotografi me dy ministrat e Qeverisë Kurti; Xhelal Sveçla dhe Armend Mehaj.
“Me dy ministrat që i duhen Mitrovicës më së shumti, edhe në atë që po shihet mbrapa nesh. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla do të jenë në krahun tone”, ka shkruar Bahtiri në llogarinë e vet në “Facebook”.