Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut viziton biznesin “Liridona Home”

10 tetor 2021 | 11:40

Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Bekë Berisha, ka vizituar biznesin e vëllezërve Alushaj, “Liridona Home”.

Berisha ka thënë se ky biznes është shumë i suksesshëm që merret me shitjen e qeramikës, mobileve, sanitari, ndriçim, elemente hidrosanitare dhe prodhime tjera me cilësi të veçantë.

“I përgëzoj për punën e mrekullueshme që e bëjnë me shumë vullnet. Përkrahja ndaj bizneseve në rritje është pikësynim, i cili do të realizohet me shumë punë dhe përkushtim të përbashkët”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në…