Kurti kërkon nga aktivistët e Vetëvendosjes t’i ndezin “turbinat” (Video)

10 tetor 2021 | 12:34

Kanë mbetur vetëm edhe shtatë ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Me këtë rast, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti,ka thënë se qytetarët tek kutitë e votimit do të marrin vendim për jetën e përditshme që ka rëndësi më të madhe se 17 shkurti.

“Udhëkryqi para këtyre zgjedhjeve është i tillë: nga njëra anë kandidatët e Vetëvendosjes me zgjidhje optimale për probleme reale, nga ana tjetër ata që paguajnë me milionat e vjedhura deri dje për video e marketing sot, me shpresë që nesër të zhvasin përsëri”, ka thënë Kurti nëpërmjet një videomesazhi të publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kurti u ka kërkuar aktivistëve të partisë së tij që pasi i kanë ndezur “motorët”, tash t’i ndezin edhe “turbinat”.

“Në këtë javën e fundit ta tejkalojmë çdo parashikim, siç kemi bërë gjithnjë në zgjedhjet e kaluara. Sepse bashkë do të qeverisim. Vota për numrin 144 është votë që i jep shans zhvillimit dhe drejtësisë në komunat tona”, është shprehur Kurti.

Ai i ka përmendur edhe disa nga punët e mira që sipas tij janë bërë nga qeveria që drejton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besart Krasniqi me profesion është jurist. Ai është nga Prishtina…