Ylli i Lakersve mungon dy muaj

11 tetor 2021 | 12:55

Pa nisur mirë sezoni 2021-2022 kanë nisur problemet e para për ekipin e LA Lakers. Basketbollisti Trevor Ariza, i mbërritur këtë verë nga Miami, është dëmtuar në kavilje.

Madje Ariza është operuar në kavilje dhe do të qëndrojë të paktën dy muaj pushim.

Për pasojë, ai do të humbasë të gjithë fazën hapëse të sezonit, me shpresën që të

rikthehet për Krishtlindje. Ariza është një nga veteranët e ekipit kalifornian (36 vjeç), një përforcim i rëndësishëm i ardhur në merkaton e verës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajme të këqija për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, pasi mbrojtësi…