Dy të vdekur, 14 raste të reja me Covid dhe 74 të shëruar

11 tetor 2021 | 15:00

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona nga Covidi.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur 14 raste të reja dhe janë shëruar74  persona.

“Nga 1 153 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 74 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156 333. Në total numri i rasteve aktive është 1 095”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka anuluar si të kundërligjshëm…