Kandidimi im, mundësi për të vazhduar suksesin e Ferizajt

12 tetor 2021 | 00:03

Kryetari aktual i Ferizajt dhe kandidati i PDK-së edhe për një mandat në këtë komunë, Agim Aliu, ka thënë se dëshiron të vazhdojë sukseset, vizionin dhe projektet e tij në Ferizaj.

“Është përmbushje e një vizioni, dhe të nisur dhe i shpalosur qysh më herët, dhe tashme jemi në gjysmë të këtij vizioni dhe projektet që unë kam paraqitur gjatë gjithë kësaj kohe, që janë vazhdim – plotësim i këtij vizioni, sigurisht se i pasuruar edhe me ide dhe projekte të. Tashme kam zgjeruar edhe ekipin e ekspertëve që kam pasur gjatë gjithë mandatit tim, duke ofruar energji të reja të ekspertëve”, ka thënë Aliu në Prime Time në Kanal 10.

Aliu ka thënë se këto projekte i ka ndërtuar së bashku me të rinj, dhe të reja nga komuna e Ferizajt, dhe ekspertë të ekipit të tij punues.

“Pra janë ide edhe të të rinjve, dhe të rejave të Ferizajt, të bashkuara edhe me idetë e profesionistëve, të profesorëve universitarë që kam pasur që katër vite në kuadër të ekipit tim. Pra janë projekte që tashmë kanë prekur çdo pjesë të komunës së Ferizajt, dhe secilën kategori të qytetarëve të komunës së Ferizajt që nga moshat më të vogla e deri të moshat më të mëdha pa dallim që është një gjithëpërfshirës në këto projekte, sepse Ferizaj nuk ka pasur asnjëherë një zhvillim më të hovshëm, dhe asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë projekte, dhe kaq shumë mundësi të transformimit përmes projekteve tona. Prandaj kandidimi im është mundësia për të vazhduar suksesin e Ferizajt. Kandidimi im është që Ferizaj të njeh edhe më tutje ritme të larta të dinamikës dhe zhvillimit”, ka deklaruar Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Ferizajt, Valon Ramadani,…