Djali i Thaçit në fushatën e PDK-së në Skenderaj

12 tetor 2021 | 00:43

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, i shoqëruar nga kandidati për kryetar të kësaj komune, Fadil Nura dhe djali i Hashim Thaçit kanë takuar të rinjtë e Skenderajt.

Me këtë rast, Lushtaku ka thënë se rinia e Skenderajt është me PDK-në.

“E mrekullueshme, e shëndetshme, e zjarrtë është rinia e Skenderajt. Nga kjo rini e jashtëzakonshme morëm zemër e vullnet që të vazhdojmë vizionin tonë për zhvillimin e Skenderajt”.

“Të rinjtë e të rejat e Skenderajt janë me PDK-në pasi vetëm PDK ka punuar me përkushtim për të zhvilluar Skenderajn, me punë e projekte në çdo lagje e fshat të tij. Kjo mbështetje aq madhështore është vulë e fitores së Fadil Nurës e të PDK-së me 17 tetor!”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual i komunës së Vushtrrisë, njëherësh kandidat edhe për…