Policë dhe protestues kërkojnë ndihmë mjekësore pas aksionit në veri

13 tetor 2021 | 12:29

Sot qytetarët serbë në veri të Kosovës kanë kundërshtuar një aksion të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave.

Drejtoresha e spitalit në Mitrovicën e Jugut, Luljeta Zhubi, ka thënë se deri më tani dy policë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ata janë duke u ekzaminuar për të parë se çfarë lloji të lëndimeve kanë pësuar.

Ndërsa sipas drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicë të Veriut, Zllatan Ellek, gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë kundërshtuar aksionin policor.

Ai nuk ka specifikuar për çfarë lëndimesh bëhet fjalë sepse sipas tij, “pacientët janë në fazën e diagnostikimit”.

“Lëndimet janë shkaktuar nga bombat zhurmuese, ata aktualisht janë në departamentin e pranimit në kirurgji. Ekzaminimi është duke u zhvilluar, që do të thotë lëndime nga bomba zhurmuese dhe gaz lotsjellës”, ka thënë Ellek për “Radion Evropa e Lirë”.

Gazetarët e “Radios Evropa e Lirë”, që gjenden në Mitrovicën e Veriut po raportojnë se në këtë komunë gjatë gjithë kohës po dëgjohen sirenat e kamionëve të zjarrfikësve dhe autoambulancave. Qytetarët thonë se në orët e mëngjesit nisën të dëgjoheshin edhe sirena e emergjencave në këtë komunë.

Policia e Kosovës janë vendosur edhe para farmacive në veri.

Gaz lotsjellës është hedhur në drejtim të qytetarëve, për t’i shpërndarë ata pasi ishin nisur drejt policisë dhe të cilët kanë hedhur gjësende të forta në drejtim të zyrtarëve policorë.

Në Mitrovicë të Veriut turmat janë shpërndarë, ndërkaq aksioni i Policisë vazhdoi edhe në Zveçan. Aktualisht, në Mitrovicë të Veriut, situata raportohet të jetë e qetë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbesa e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliut,…