Dhjetë pacientë nga Shqipëria po trajtohen me Covid në Kosovë

14 tetor 2021 | 10:47

Dhjetë pacientë nga Shqipëria po marrin trajtim shëndetësor nga Covid-19, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, pesë në Spitalin e Përgjihshëm të Prizrenit dhe pesë të tjerë në kuadër të Spitalit të përgjithshëm të Gjakovës.

Në klinikat Covid-19, QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 88 pacientë 52 nga ta me oksigjeno-terapi dhe tre në kujdes intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinkave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 88 pacientë
Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive) 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë
Spitali i Ferizajt, 11 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Platforma e blertë e BDI-së, partisë së Udhëheqësit…