Asnjë i vdekur nga Covidi dhe 31 raste të reja

14 tetor 2021 | 15:07

Ministri e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë i vdekur nga koronavirusi.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar edhe 31 raste të reja me koronavorus.

“Nga 2.332 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 150 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.598. Në total numri i rasteve aktive është 924”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë vjet më parë Ballist Morina “tronditi” serbët me dronin…