Në 24 orët e fundit janë dhënë 7 154 doza të vaksinës
14 tetor 2021
| 15:10
Ministri e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 7 154 doza të vaksinës.
Deri më sot 654 325 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.154 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.483.260 doza të vaksinës. Deri më sot 654.325 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.