Pedri vazhdon kontratën me Barcelonën

14 tetor 2021 | 15:21

Pedri Gonzalez është vetëm 18-vjeçar, por është njëri ndër futbollistët kyç në mesfushën e Barcelonës. Drejtuesit e ekipit spanjollë kanë besim të madh tek cilësitë e Pedrit dhe kanë vendosur t’i rinovojnë kontratën.

Pedri do të jetë pjesë e skuadrës spanjolle edhe për katër vite të tjera, që i bie të mbetet në “Camp Nou” deri në vitin 2026.

Klubi i Barcelonës përmes një postimi në uebfaqen e tyre ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me spanjollin që nesër do të nënshkruajë edhe zyrtarisht kontratën e re. Pedri do të ketë klauzolë largimi prej plotë 1 miliardë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, me homazhe dhe nderime, në “Lëndinën e lotëve” në…