Nesër fillojnë ligjëratat në Universitetet e Kosovës
14 tetor 2021
| 21:53
Nesër do të fillojnë ligjëratat e vitit akademik 2021/22, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, si dhe në të gjitha universitetet e Kosovës.
Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e sotme të Senatit.
Sipas rektorit Naser Sahiti, ligjëratat do të zhvillohen fizikisht por do të ndahen studentët në grupe dhe duke u respektuar distanca.
Një gjë e tillë është diskutuar në mbledhjen e kaluar të Senatit.