Së shpejti do të botohet vepra e poetit të ndjerë, Asdren Krasniqi
Vepra poetike e autorit tashmë të ndjerë Asdren Krasniqit së shpejti do të jetë në dorën e lexuesve. Këtë e ka bërë të ditur profesori i Gjuhës Shqipe, i cili është dhe redaktor i kësaj vepre Mentor Hajrizi.
Hajrizi ka thënë se vëllimi me vjersha dhe me një stil lakonik, i autorit Krasniqi, është një cikël vjershash.
Postimi i plotë i Hajrizit:
Dashamirë të artit të shkruar,
Kjo vepër poetike është libri i parë i autorit tashmë të ndjerë, Asdren Krasniqi. Ai (libri) do të vijë para jush, në duart tuaja, së shpejti…
Vëllimi me vjersha dhe me një stil lakonik, i autorit Krasniqi, është një cikël vjershash.
Vjershat janë të shkëputura nga dorëshkrimi i tij, i cili në këtë kohë shpërfaqet tanimë “postum” – nëpërmes vargjeve me figura stilistike dhe me sarkazëm.
Krijimi letrar, i autorit të pazbuluar që më përpara, vjen nga një përballje totale e jetës me vdekjen dhe si një refleksion i thellë i ndërgjegjes së poetit mbi problemet aktuale me të cilat është ndeshur ai vetë dhe me të cilat ndeshemi edhe ne sot.
I pushtuar nga një frymëzim i fuqishëm dhe nga një shpërthim shpirtëror, poeti lirik la në dorëshkrim një numër të madh vjershash me motive të larmishme.
REDAKTOR I LIBRIT
Mentor Hajrizi