![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/CDC13B5E-B606-46E1-B0C0-5E72ECD9A917.jpeg)
Syla: Liderja “Guxo” nuk guxoi t’i mbrojë liderët e UÇK – së
Gjatë ditës së djeshme, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka raportuar në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë paraqitjes së saj ka pasur shumë replika me ministrin serb të Punëve të Jashtme, Seljakoviqin.
Megjithate presidentja e vendit fare nuk ka replikuar me ministrin serb për akuzat që ky i fundit iu bëri krerëve të UÇK-së, e ish presidentit Thaçi, të cilin e quajti “kasap i Ballkanit”. Për këtë shkak i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla në profilin e tij në “Facebook”.
Syla ka thënë se “Lista “Guxo” ka prirje natyrore të gabojë ndaj vlerave të UÇK-së në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.”
Postimi i plotë i Sylës:
Lista “Guxo” ka prirje natyrore të gabojë ndaj vlerave të UÇK-së në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Dje liderja “Guxo” lejoi pa replikë që liderët e UÇK-së të identifikohen me sintagmën “kasapë të Ballkanit”.
Shprehja “kasap i Ballkanit” është prodhim autokton i politikës agresive të Millosheviqit, që terrorizoi gjithë popujt e Ballkanit, sllovenët, kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët e Kosovës.
Liderja “Guxo” nuk guxoi t’i mbrojë liderët e UÇK – së.
Nuk përgënjeshtroi ministrin me mbiemër serb Seljakoviq, që në shqipe do t’i binte – Katundaraj.
Distancimi ndaj UÇK-së nuk kompenzohet me patriotizëm patetik.