![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/federer.jpg)
Federeri, jashtë top dhjetëshes
Pas përfundimit të turneut Masters të Indian Wells është publikuar renditja e re botërore në tenis. Serbi Novak Djokoviq e australiania Ashleigh Barty qëndrojnë në krye të renditjes pavarësisht se nuk kanë luajtur në këtë turne. Ajo që bie në sy është zbritja në vendin e 11-të e zviceranit Roger Federer, që del nga “Top-10” më të mirët në botë. Te femrat zbret në vendin e dhjetë tenistja japoneze Naomi Osaka, që nuk ka luajtur shumë muajt e fundit.
Renditje e meshkujve: Novak Djokoviq (11.430 pikë), Daniil Medvedev (9.630), Stefanos Tsitsipas (7.995), Alexander Zverev (6.930), Rafael Nadal (5.635).
Renditje e femrave: Ashleigh Barty (9.077 pikë), Aryna Sabalenka (7.115), Karolina Pliskova (5.320), Barbora Krejcikova (4.748), Garbine Muguruza (4.096).