Ibra: Kjo ishte paraqitja më e dobët e Milanit në këtë sezon

20 tetor 2021 | 10:38

Zlatan Ibrahimovq e ka pranuar se humbja 1-0 kundër Portos ishte paraqitja më e dobët e Milanit në këtë sezon, por që sipas tij kjo humbje do t’i ndihmojë lojtarët e rinj të rriten.

Kjo ishte humbje e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve.

“Nga tre ndeshjet, kjo ishte paraqitja jonë më e keqe dhe prandaj ne nuk i meritojmë pikët”, tha Ibrahimovic për Mediaset.

Rossonerët kishin shumë mungesa duke përfshirë Theo Hernandez, Brahim Diaz, Mike Maignan dhe i suspenduar Franck Kessie.

“Na mungojnë disa lojtarë, por ky është futbolli. Sapo u ktheva, jam i lumtur të luaj, por më duhen më shumë minuta për të marrë formën dhe ritmin e ndeshjes. Do të arrijë ngadalë”, tha Ibrahimoviq.

“Na presin tri ndeshje. Ne luftuam sezonin e kaluar për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, kështu që për aq kohë sa të jetë e mundur, ne vazhdojmë të luftojmë. Kam besim, fitorja do të vijë ”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aksion pas vrasjes së policit Saimir Hoxha, arrestohen 7 persona…