Curry ‘leksion’ Lakersave, Milwaukee mposhti rivalët e Brooklyn

20 tetor 2021 | 13:50

Ka startuar sezoni 2021-2022 në NBA dhe surprizat nuk kanë munguar që në mbrëmjen hapëse. Skuadra kampione e Milwaukee Bucks mposhti 127-104 Brooklyn Nets, sfidë mes dy ekipeve pretendente për titullin këtë sezon.

Mungesa e Irving u ndje te Nets, ku më i miri ishte Durant me 32 pikë, mbështetur edhe nga Mills me 21 pikë e Harden me 20 pikë. Në kahun tjetër shkëlqeu i zakonshmi Giannis Antetokounmpo, me 32 pikë e 14 rebound, ndërsa Middleton e Connaughton realizuan nga 20 pikë secili. Befason Golden State, që mundi 121-114 Lakersat jashtë fushe.

Vijon kriza e ekipit të Lakersat, pa asnjë fitore që nga nisja e fazës përgatitore. Stephen Curry realizoi një “triple double” me 21 pikë, 10 rebound e 10 asistime, më i miri në fushë.

Vendimtar stoli për miqtë, me 55 pikë. Për Lakersat, LeBron James realizoi 34 pikë e 11 rebound, ndërsa Anthony Davis 33 pikë e 11 rebound, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Pjesa tjetër e skuadrës ishte thuajse inekzistente në parket. /Telesport

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një situatë e paprecedent ka ndodhur sot gjatë gjykimit të…