Nasim Haradinaj nervozohet me gjykatësin e Speciales, i tërhiqet vërejtja

20 tetor 2021 | 13:43

Një situatë e paprecedent ka ndodhur sot gjatë gjykimit të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale.

Atje, ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj është nervozuar me një kërkesë të gjykatësit që avokati Jonathan Elystan Rees të mos përmend emra të serbëve të cilët ata i kanë në dispozicion.

Kjo kërkesë ndaj avokatit Rees është bërë pasi ai e ka pyetur dëshmitaren në lidhje me Vladimir Vukçeviq, ish-prokuror serb për krime lufte, në të kundërtën duhet të shkohet në seancë të mbyllur.

Një situatë e tillë shkaktoi nervozizëm te Nasim Haradinaj, derisa atij iu tërhoq vërejtja që të mos ndërhyjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për sulmin ndaj kryetarit…