Dybala – Juve, arrihet marrëveshja për rinovimin e kontratës

20 tetor 2021 | 14:04

Më në fund Paolo Dybala dhe skuadra e Juventusit kanë gjetur akordin final për rinovimin e kontratës. Sipas “TuttoSport”, agjenti i Dybala do të zbarkojë në Torino në fund të muajit për ta nënshkruar kontratën e re me “Zonjën e Vjetër”.

Gjithnjë sipas së përditshmes torineze, Dybala do të firmosë një kontratë që e mban të lidhur deri më 2026. Nga kjo kontratë sulmuesi argjentinas do të përfitojë 8,5 milionë euro kesh në vit plus 1,5 të tjera në formë bonusesh.

Me Allegrin në stol dhe me largimin e Cristiano Ronaldos, Dybala është kthyer në qendër të projektit, tani edhe lojtari është i qetë dhe më i qartë për të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi është nderuar…