Kryetari i Rinisë së PDK-së nderohet me çmimin IRI Freedom Award

20 tetor 2021 | 14:02

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi është nderuar me çmimin IRI Freedom Award, në emër të organizatës EDYN nga senatorja Joni Ernst nga Republika e Iowas, për kontributin e tij dhënë gjatë periudhës së pandemisë në Kosovë si doktor vullnetar dhe si asamblist në Komunën e Mitrovicës për ndërmarrjen iniciativave për t’i dalë në ndihmë qytetarëve.

Këtë çmim, që ndahet nga viti 1995 për personalitetet që kanë kontribuar në avancimin e lirisë dhe demokracisë, si dhe në përmirësimin e jetës së njerëzve në tërë botën, më parë e kanë marrë edhe George Bush, Colin Powell, Ronald Reagan, Robert Dole dhe Hamid Karzai.

EDYN falë angazhimit dhe mbështetjes së Institutit Republikan – IRI po e vendosë Kosovën dhe të rinjtë e saj në hartën e shteteve kontributdhënëse për njerëzimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot…