Këto dy lagje të Prishtinës mbesin pa ujë, kjo është arsyeja

21 tetor 2021 | 11:12

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një komunikate për media ka njoftuar se banorët e lagjes Bregu i Diellit dhe Muhaxhirëve në Prishtinë, kanë mbetur pa furnizim me ujë pasi palë të treta kanë dëmtuar gypin e ujësjellësit  fi 250 mm.

“Pa furnizim me ujë të pijshëm janë lagjja “Bregu i Diellit” dhe lagjja e “Muhaxhirëve”, në Prishtinë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren maksimalisht me sanimin e defektit, në mënyrë që konsumatorët e zonave të lartë cekura të mos e ndjejnë gjatë mungesën e ujit.

Në momentin që uji vjen në krojet tuaja, si çdoherë duhet lënë të rrjedhin për pak minuta”, thuhet në njoftim, transmeton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një modele 32-vjeçare, Amy Kupps ka rrëfyer se ndjekësit në…