SBAShK-u i kërkon ministres Nagavci normalizimin e procesit mësimor

21 tetor 2021 | 11:23

Përfaqësuesit e SBASHK-ut janë takuar me ministren Arbërie Nagavci për t’i përcjellë asaj kërkesën e shumë mësimdhënësve nga e tërë Kosova, që pas situatës shumë më të qetë me pandeminë, të normalizohet në tërësi procesi mësimor.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri i kanë prezantuar këtë kërkesë ministres së MASHTI-t duke e argumentuar me faktin se situata me pandeminë është përmirësuar dukshëm dhe se janë krijuar kushtet që arsimit në Kosovë t’i kthehet në tërësi normaliteti duke nënkuptuar që paralelet e ndara në grupe të bashkohen prapë dhe orët mësimore të jenë në kohëzgjatjen e duhur.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë treguar në këtë takim se edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut e shtete të tjera  e kanë normalizuar në tërësi procesin mësimor duke vazhduar me respektimin e masave mbrojtëse.

Ministrja  e MASHTI-t, Arbërie Nagavci  është shprehur se edhe ajo ka qëndrim të njëjtë lidhur me këtë çështje dhe prandaj përkrah këtë propozim dhe se në takimet e komunikimin me Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet tjera gjegjëse  do të kërkoj që të aprovohet ky propozim me qëllim që në kohën më të shkurtër të mundshme të merret vendimi për normalizimin e plotë të procesit mësimor me zotimin se të gjitha palët të vazhdojnë me angazhimin, kujdesin  dhe përkushtimin për  ruajtjen e gjendjes së  qetë e të favorshme në institucionet arsimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard…