Haxhiu i përgjigjet Tahirit: Është për keqardhje që ke qenë ministër i Drejtësisë  

21 tetor 2021 | 13:05

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj kritikave të ish-ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili ka kritikuar koncept-dokumenti e qeverisë për vettingun.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se dyshon që Tahiri e ka lexuar dokumentin e qeverisë për procesin e vettingut në drejtësi.

Ajo ka thënë se është për keqardhje që Tahiri ka qenë ministër i Drejtësisë.

Postimi i plotë i Haxhiut:

 

Ish Ministri i Drejtësisë Tahiri, paska gjetë kohë me i thënë disa fjalë për Vetingun dhe Presidenten. Realisht kur lexon atë që ka shkruar, është për keqardhje që i njëjti, ka qenë Ministër i Drejtësisë.

Nëse lexohet Koncept-dokumenti për Vetingun (që dyshoj të jetë lexuar nga Tahiri), vërehet qartë rruga që do të ndiqet për zhvillimin e procesit të Vetingut, duke mundësuar një verifikim të tërësishëm të subjekteve të vetingut dhe duke ndërtuar mekanizma të cilët bëjnë verifikimin/vlerësimin e vazhdueshëm të tyre. Dhe kjo ka ardhur, pasi mekanizmat ekzistues që përmend Tahiri, kanë dështuar dhe për këtë mbahet përgjegjës edhe Tahiri.

Nëse këta mekanizma llogaridhënës që përmend do të ishin efikas tash e shumë vjet, nuk do të kishim fare nevojë për Veting.

Në Ministri të Drejtësisë, çdo ditë identifikojmë të metat e Tahirit, dhe është për keqardhje të jesh Ministër i Drejtësisë dhe të mos mbahesh në mend qoftë edhe për një punë të mirë.

Përndryshe ne do të vazhdojmë punën e mirë që kemi nisur drejt materializimit dhe finalizimit të procesit të vetingut, duke ndjekur rekomandimet e këtij Koncept Dokumenti dhe gjithashtu, duke bashkëpunuar me faktorin ndërkombëtar dhe të gjithë ata që e duan shtetin e së drejtës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hajdin Abazi Raporti i Progresit nxori në pah disa…