“Bota serbe”, koncept që po nervozon rajonin
“Bota serbe” është përmendur si koncept për herë të parë në shtator të vitit 2020 dhe që nga ajo kohë në Ballkanin Perëndimor ka pasur paralajmërime se ajo frazë rikujton aspiratat e politikës zyrtare serbe që pati rol kyç në shpërbërjen e përgjakshme të ish-Jugosllavisë në fillim të viteve 1990.
Në anën tjetër, nga Beogradi kanë thënë se elita politike që udhëheq me vendin nga viti 2012 nuk ka aspirata territoriale ndaj fqinjëve, por vetëm tregon kujdes ndaj qytetarëve me kombësi serbe në shtetet që kanë dalë nga rënia e Jugosllavisë.
Toby Vogel, ekspert në Këshillin e Politikave të Demokratizimit ka vlerësuar Bota serbe është vazhdim i projektit të Sllobodan Millosheviqit
“Më duket se ky është një vazhdim i projektit të ‘Serbisë së madhe’ të Sllobodan Millosheviqit, mbase tash me mjete paqësore dhe artikulim të vizionit të presidentit Aleksandar Vuçiq, si udhëheqës i të gjithë serbëve”.
“Ideja themelore është që përderisa ‘Serbia e madhe’ mbetet një ëndërr, ‘Bota serbe’ mund ta zëvëndësojë atë, ose serbët duhet të presin një ose dy dekada derisa të mund të jetojnë në një shtet të vetëm, por që gjithmonë do ta mbajnë të bashkuar ‘shpirtin’ serb. Duke pasur parasysh atë që ndodhi në vitet 1990, është e qartë se kjo gjithmonë do t’i bëjë fqinjët e Serbisë jashtëzakonisht nervozë, dhe për këtë kanë arsye, sepse ajo është një ide destabilizuese” ka thënë Vogel për “Radion Evropa e Lirë”.
Deri më tani, fqinjët e Serbisë nuk kanë artikuluar një përgjigje të përbashkët. Nuk ka deri më tash shenja se ata kanë kërkuar zyrtarisht reagimin e bashkësisë ndërkombëtare. Por, deri më tani, sinjali më i qartë se diçka e tillë mund të ndodhë ka ardhur nga Kroacia.
Shkrimi e plotë mund të lexoni: KËTU