Selimi: Presidentja nuk është e informuar për vettingun
Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka komentuar deklaratën e djeshme të presidentes Vjosa Osmani për vettingun, e cila nuk është pajtuar me raportin e Komisionit Evropian për këtë çështje.
Selimi ka thënë se presidentja Osmani është e painformuar për procesin e vettingut.
“Më vjen keq që presidentja godet për vetting pa qenë e informuar. E lus që të konsultohet me profesionistë”, ka shkruar Selimi në llogarinë e vet në “Twitter”.
Ish-ministri Selimi ka thënë se e kupton se Osmani duhet “ta mbrojë” kryeministrin Albin Kurti.
“E kuptojë që duhet me gjetë një pikë goditjeje me e mbrojt KM por mos të kapet për shkatërrimin total të mundësisë së forcimit të sistemit të drejtësisë e që quhet vetting”, ka shkruar Selimi.
https://twitter.com/selim_selimi/status/1451113927392247809?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1451113927392247809%7Ctwgr%5Ehb_0_7%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button