Daçiqi: Greqia na siguroi se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

21 tetor 2021 | 16:30

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Greqia e ka siguruar që nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës gjatë vizitës së tij në Athinë.

Ai ka thënë se këtë gjë ia kanë thënë përfaqësues të qeverisë dhe opozitës, si dhe kryepeshkopi.

“Na takon neve që ta mbajmë temën aktive në çdo kohë”.

“Përfaqësuesit e qeverisë, pra kryetari i parlamentit, kreu i opozitës, kryepeshkopi, të gjithë thonë të njëjtën gjë dhe kjo është se Greqia nuk do ta njohë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës. Varet nga ne që ta mbajmë këtë temë aktive, domethënë të bëjmë atë lloj pyetjeje sepse është me rëndësi të madhe për ne”, ka thënë Daçiqi, shkruan “Telegraf.rs”.

Daçiqi ka thënë se kryepeshkopi Jeronim ka thënë se Kosova është “po aq e rëndësishme për serbët sa Akropoli është për grekët”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte në orën 17:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve…