Operohet me sukses Fatjona Rexhaj

21 tetor 2021 | 17:05

Është operuar hendbollistja e Istogut, Fatjona Rexhaj përmes ndërhyrjes laserike të rekonstruksionit të ACL-së.

Istogu është përballur më tri lëndime të rënda para ndeshjeve të EHF European Cup dhe pas përfundimit të tyre KHF Istogu ka filluar trajtimin e hendbollisteve të lënduara.

“Pas operimit të hendbollistes Fatjona Rexhaj, tretmanit mjekësor do t’i nënshtrohen edhe Alberina Halitaj dhe Doresa Rugova, klubi ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet e rikuperimit të hendbollisteve tona. Hendbollistes tonë, Fatjonës i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe suksese!”, thuhet në njoftimin e KHF Istogu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ngarkuari me punë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara…