Zjarri përfshinë fabrikën në Rusi, 16 viktima dhe një i plagosur

22 tetor 2021 | 15:21

Një zjarr ka rënë në një fabrikë në Rusi, duke lënë të paktën gjashtëmbëdhjetë persona të vdekur dhe një të plagosur.

Në vendngjarje janë dërguar ekipet e kërkim-shpëtimit ndërsa zjarrfikësit kanë mundur të vënë nën kontroll flakët.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se fabrika është tërësisht e shkatërruar. Zyrtarët thonë se mosrespektimi i procesit të duhur teknik ka shkaktuar incidentin tragjik.

Fabrika është e specializuar në prodhimin e eksplozivëve dhe ka “kapacitet prodhues” për municion.

Shpërthimet ose zjarret aksidentale janë të zakonshme në Rusi, për shkak të infrastrukturës së dëmtuar, ose mosrespektimit të standardeve të sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën…